Breshëri i madh godet Podujevën, zbardhet toka

 

 

Një stuhi e fuqishme me breshër dhe shi të madh ka goditur sot pasdite qytetin e Podujevës, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë.

Sipas raportimeve nga qytetarët, breshëri ka qenë i pazakontë për nga intensiteti dhe madhësia, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugët dhe fushat. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se në disa pjesë të qytetit, rrugët janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dalë me një deklaratë për dëmet e mundshme në bujqësi dhe infrastrukturë, ndërsa qytetarët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.

Ky mot i pazakontë vjen pas disa ditësh me temperatura të ndryshueshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…