Begaj: Shpresojmë në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

 

 

Në një takim të zhvilluar në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka pritur homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, ku gjatë një konference për media, ai ka theksuar se një nga temat kryesore të bisedës ka qenë edhe Kosova, duke shprehur shpresën se Sllovakia do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, raporton Gazeta KFVA.

Sllovakia vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Një nga temat që diskutuam ishte Kosova. Shqipëria ka luajtur gjithmonë një rol kyç në promovimin e stabilitetit rajonal dhe e mbështet pa rezerva rrugën e Kosovës drejt integrimit ndërkombëtar. Për ne, Kosova është një demokraci e qëndrueshme dhe një faktor i rëndësishëm stabiliteti për rajonin”, tha Begaj.

Ai gjithashtu e falënderoi Presidentin Pellegrini për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Sllovakia, një hap që ka ndodhur që nga viti 2012.

“Shqipëria shpreson se Sllovakia do të mbështesë Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe do të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Republikës së Kosovës”, përfundoi Begaj.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…