by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avokati Yll Zeka ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk ka nevojë të japë dorëheqje pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Ai ka bërë me dije se Kurti po e interpreton Ligjin për Qeverinë në mënyrë dëshirore.
Në profilin e tij në “Facebook, ai ka shkruar se shefi i qeverisë po e përmend vetëm nenin 30 të ligjit, i cili po i përshtatet, dhe jo nenin 26 të ligjit në fjalë apo nenin 70 të Kushtetutës se Kosovës.
“Kryeministri ne detyre, Albin Kurti, paska interpretuar ne menyre “deshirore” Ligjin per Qeverine sa i perket ushtrimit te detyrave deri ne zgjedhjen e qeverise se re, duke e interpretuar tere situaten vetem me nje nen te ligjit, ate qe ju ka pershtatur ne situaten konkrete, perkatesisht nenin 30, paragrafi 1, i cili percakton se “Qeveria ne doreheqje vazhdon te ushtroje pergjegjesite e saj, ne perputhje me kufizimet e percaktuara me nenin 31 te ketij ligji, deri ne zgjedhjen e Qeverise se re nga ana e Kuvendit.” Bazuar ne kete nen, ai paska vendosur, qe se bashku me te gjithe ministrat qe jane zgjedhur deputete, te vazhdojne punen ne Qeveri deri ne zgjedhjen e qeverise se re”, ka shkruar ai, duke treguar se cilat nene po i injoron kryeministri.
“Megjithate, Kryeministri ne detyre, situaten e krijuar nuk e ka interpretuar ne teresine e dispozitave kushtetuese dhe ligjore qe rregullojnë nje situate te tille, sikurse: Nenin 70 te Kushtetutes se Kosoves, i cili percakton se “mandati i deputetit te Kuvendit fillon diten e certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve.” Apo nenet e Ligjit per Qeverine perkatesisht Nenin 26, paragrafi 1, percakton se “Ne rast se anetari i Qeverise ne detyre zgjidhet deputet i Kuvendit te Republikes se Kosoves, i njejti duhet te jape doreheqje nga posti i anetarit te Qeverise para dites se certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve.”, si dhe neni 29, paragrafi 1.3, percakton se nje nga 10 rastet kur perfundon mandati i anetari te Qeverise eshte nese ai “zgjidhet deputet i Kuvendit.””, ka shkruar Zekaj.
Ai ka bëtë me dije se dispozitat kushtetuese dhe ligjore ia pamundesojnë Kurtit të qëndroj në postim e kryeministrit pas certifikimit të zgjedhjeve.
“Por Kryeministri ne detyre, gjate interpretimit te tij, i eshte shmangur dispozitave tjera kushtetutese dhe ligjore te cilat, atij personalisht, perfshire dhe Faton Pecin, Hekuran Muratin, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçlen, Donika Gervalla-Schëarz, Arben Vitine, Ejup Maqedoncin, Hajrullah Çekun, Arberie Nagavcin, Rozeta Hajdarin, Nenad Rashiqin, Elbert Krasniqin, Emilja Rexhepin, i pamundesojne te vazhdojne te jene pjese e Qeverise deri ne zgjedhjen e Qeverise se re, pasi qe te njejtit jane zgjedhur deputete te Kuvendit te Kosoves”, ka shkruar Zeka.
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet