Akuzat për votat me postë, Alban Zogaj e padit Dejona Mihalin

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Alban Zogaj, e ka paditur Dejona Mihalin.

Kjo pas akuzave për manipulim me vota me postë.

Postimi:

Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e VV, pas akuzave të rënda dhe të pabaza që ajo ka bërë kundër meje, ndër tjera. Ajo më ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një shpifje e pastër që synon të dëmtojë integritetin tim dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Unë besoj në ndershmërinë e procesit demokratik dhe nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike. Prandaj, përmes kësaj padie, po mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe parimin se zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe të drejta, të mbrojtura nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve.

Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet!

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…