by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Alban Krasniqi, anëtar i VV-së në KQZ, njëherësh burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë një deklaratë skandaloze.
Duke komentuar vendimet e gjyqtarëve në PZAP dhe Gjykatë Supreme për votimin me postë, Krasniqi i ka quajtur gjyqtarët “bërllog”.
“Duhet të bëhet një Vetting që të na heq bërllogun nga këto institucione. Ku ka bërllog, që na mundëson votën e lirë. Shembulli është i keq, nuk e di fëmijëve në shkollë të iu tregojnë për PZAP dhe Gjykatën Supreme, çka kanë me iu tregu. Qysh mbroni kriminelë që mbrojnë vullnetin e qytetarëve”, tha Krasniqi.
Krasniqi kërkoi Vetting, pavarësisht se bashkëshortja e tij e kishte premtim kryesor, dhe nuk arriti ta jetësojë në 4 vjet qeverisje.
Ai më tutje vazhdoi me gjuhën e rëndë, duke thënë se PZAP dhe Supremja i ka mbrojtur kriminelët.
“Për dikënd ditë feste, por shenjat e zeza që ka lënë ky proces, dhe rreziku që ka pa marrë rrugën e drejtësisë, përbën rrezik për demokracinë. Deformimi i rezultatit nga refuzimi i PZAP-së dhe Supremes kur faktet kanë qenë të renditura për aq sa lejojnë edhe aspekti ligjor e procedurat administrative, përbën thirrje të hapur që këto dy institucione i kanë bërë shkelësve të ligjit në të ardhmen që të vazhdojnë me manipulim të procesit sepse e kanë mbështetjen e tyre. Ndihna shumë i indinjuar edhe për një fakt se sot kur po flasim tash këtu janë ca njerëz në ekranet televizive dhe liderë partish të cilët zgërdhihen me lehtësinë që ata mendojnë se ia kanë hedhur që ta mbulojnë një krim që është i pambulueshëm”, tha ai.
PZAP dhe Gjykata Supreme, dy institucionet më të larta, kanë vendosur se Vetëvendosja nuk ka ofruar prova se votimi me postë ka qenë i manipuluar.
Në vendimet e tyre, ata kanë thënë se ankesat kanë qenë të pabazuara.
Kritika në mbledhje pati edhe anëtari Sami Kurteshi.
“Kemi kundërshtuar rezultatet në PZAP, nga PZAP kemi marrë refuzim si ankesë e pabazuar. Jemi drejtuar Gjykatës Supreme për të njëjtën çështje, kemi marrë vendim që refuzohet ankesa si e pabazuar. Kemi përshtypjen se faktet e ofruara nuk janë trajtuar fare, në ndërkohë janë hapur hetime për pretendimin tonë për manipulim të votave, dhe kemi kërkuar anulimin e votave me postë dhe rivotimin. Gjykata Supreme nuk e ka miratuar. Do ti ndjekim rrugët ligjore, do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese me masë të përkohshme. Nuk mund ta votojë certifikimin e rezultateve”, tha Kurteshi.
“KQZ ka dështuar për arsye të ndryshme. Nuk ka qenë bash proces paqësor, i qetë, paska probleme”, tha ai.
Për këtë temë, VV-ja njoftoi se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese.
“Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistutcioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë. Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, thuhet në njoftim.
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet