Presidenti i Kenias, i cili dje njohu Kosovën, në vitin 2019 kishte vizituar Prekazin

 

 

Ish-zyrtari i MPJD-së, Emir Abrashi, ka bërë me dije se njohja e Kosovës nga Kenia është rezultat i një pune të gjatë të ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Abrashi ka treguar se presidenti aktual i Kenias, William Ruto, në vitin 2019 e kishte vizituar Kosovën me ftesë të Pacollit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar disa fotografi ku Ruto gjatë vizitës në Kosovë kishte vizituar edhe kompleksin memorial “Adem Jashari”.

“Rrugetimin per njohjen nga Kenia e ka nisur Behgjet Pacolli qysh me heret. Ne vitin 2019, me ftese te aso kohe zevendeskryeministrit te pare dhe ministrit te Puneve te Jashtme Pacolli, ne Kosove pati qendruar per disa dite presidenti i tashem i Kenias – atehere zevendespresident – William Ruto, bashke me familjen e tij. Sjellja e njohjes dje nga ana e presidentit Pacolli ishte kurorezim i nje pune me shume mund, te nisur kohe me pare”, ka shkruar Abrashi.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…