‘Klinika në kolapks’ – Ikin mjekët, a po rrezikohet mbyllja e ORL-së?

Largimi i specialistëve nga klinika e Otorinolaringologjisë në vitet e fundit përfshirë edhe një rishtas e ka rënduar dukshëm funksionimin e kësaj klinike.

Anise kjo klinikë është e nivelit terciar e ku do të duhej të ofronte shërbime të avancuara, QKUK as kësaj radhe nuk është përgjigjur për televizionin se cili është plani i tyre karshi kësaj situate.

Shto faktin e listës së pritjes ku për të Klan Kosova ka mësuar se është lista më problematike sa i përket evidencave dhe përfilljes së radhës.

Për përditësimin dhe mbikëqyrjen e listave të pritjes në klinika e spitale rajonale tashmë është ngritur edhe një komision i veçantë.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…