Kanadaja thërret takim të kabinetit pas taksës së Trumpit ndaj veturave, pritet hakmarrja

Kanadaja do t’u kundërpërgjigjet taksave të reja ndaj veturave të importuara, të cilat i njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, dhe mund të vendosë masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara, tha të mërkurën kryeministri kanadez, Mark Carney.

Carney tha se vendimi i Trumpit është “sulm i drejtpërdrejtë” dhe se do të mbajë një mbledhje të nivelit të lartë të kabinetit të enjten për të vendosur për një kundërpërgjigje, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne do t’i mbrojmë punëtorët tanë, do t’i mbrojmë kompanitë tona, do ta mbrojmë vendin tonë dhe do ta mbrojmë atë së bashku” – tha kryeministri kanadez në Ontario.

Kanadaja tashmë ka njoftuar një pako të taksave hakmarrëse me vlerë të përgjithshme prej 155 miliardë dollarësh kanadezë, për të cilat ka thënë se do të vendosen në faza, varësisht nga veprimet që i ndërmerr Trumpi.

Kur u pyet se kur do të reagojë Kanadaja, Carney tha: “Do të ndodhë së shpejti… ne kemi opsione. Mund të vendosim taksa hakmarrëse.” Ai nuk dha hollësi.

Carney tha se kishte biseduar me kryeministrin rajonal të provincës kanadeze Ontario, Doug Ford, i cili më herët u tha gazetarëve: “Ne do të sigurohemi që t’i shkaktojmë sa më shumë dhimbje që është e mundshme popullit amerikan pa i shkaktuar dhimbje popullsisë kanadeze.”

Ford-i tha para gazetarëve se së shpejti do të bisedonte me udhëheqësit e nëntë provincave të tjera kanadeze për një kundërpërgjigje të bashkërenduar ndaj taksave amerikane.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…