Inteligjenca gjermane paralajmëron: Nëse Ukraina bie, Rusia mund të nisë luftën me NATO-n para vitit 2030

 

 

Një analizë e ushtrisë dhe Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane tha se Rusia po përgatitet për një konflikt të ardhshëm me Perëndimin. Një sulm ndaj NATO-s konsiderohet i mundshëm në vetëm pak vite.

Rusia do të jetë gati për një luftë kundër vendeve të NATO-s para vitit 2030, nëse lufta në Ukrainë përfundon së shpejti, sipas inteligjencës gjermane. Këtë e deklaroi për DW Bruno Kahl, kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane: “Ky afat bazohet në të dhëna shumë të besueshme, por varet edhe nga zhvillime specifike. Pra, nëse konflikti ushtarak në Ukrainë qetësohet më herët, atëherë ata do të jenë në gjendje të përbëjnë një kërcënim për Evropën shumë më herët.”

Kreu i inteligjencës gjermane theksoi se Gjermania, Evropa dhe territoret e vendeve anëtare të NATO-s janë tashmë skenë e aktiviteteve ruse që shkojnë përtej nivelit të zakonshëm të spiunazhit. “Ne kemi qenë dëshmitarë të ndikimit hibrid, veçanërisht gjatë zgjedhjeve që u zhvilluan në Evropë.”

Sipas kreut të inteligjencës gjermane, Rusia po kërkon të rikthejë rendin botëror që ekzistonte në vitet 1990, kryesisht kufijtë e vjetër të NATO-s, të cilët nuk përfshinin ende vende të Evropës Lindore si Bullgaria, Hungaria, shtetet baltike, Rumania, Republika Çeke, Sllovenia dhe Sllovakia. Rusia dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj në këto shtete, shkruan A2 CNN.

Për autoritetet ruse, rishikimi i kufijve do të ishte “i dëshirueshëm pa amerikanët në Evropë. Deri më tani, vetëm rusët e kanë dëshiruar këtë. Ne vërtet shpresojmë që amerikanët të mos e duan këtë,” përfundon kreu i inteligjencës gjermane.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…