Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Një grua 81-vjeçare në Meilen mori një thirrje telefonike në telefonin e saj fiks nga një burrë i panjohur të enjten, 13 shkurt. Policia kantonale e Cyrihut ka shkruar në një deklaratë të enjten se ai ishte paraqitur si një detektiv policie.

I panjohuri i kishte treguar gruas një histori fiktive rreth hetimeve të supozuara për hajdutët.

Me thirrje të mëtejshme, ku ishin përfshirë edhe persona të tjerë të panjohur që paraqiteshin si punonjës bankare apo prokurorë publikë, ata u përpoqën të fitonin besimin e të moshuarës në mënyrë perfide. Ata donin ta detyronin atë të tërhiqte pasuri të mëdha nga banka.

E moshuara, ndërkohë ka raportuar në policinë kantonale të Cyrihut dhe ka thënë se kishte marrë disa telefonata nga mashtrues të dyshuar. Mashtruesit e kishin udhëzuar atë që të tërhiqte një shumë të madhe parash nga banka e saj, një pjesë të shumës ta këmbente me shufra ari dhe ta ketë gati për arkëtim.

Mëngjesin e së martës, mashtruesit e dyshuar telefonikë kanë telefonuar sërish të moshuarën dhe kanë njoftuar se do të vijnë të mbledhin arin dhe paratë me vlerë prej dhjetëra mijëra franga, shkruan 20minuten.ch. Ajo la një pako para derës së banesës së saj si karrem.

Atë mbrëmje pas orës 17:00 u shfaq një burrë dhe mori pakon që gruaja e moshuar kishte lënë para derës së banesës dhe u largua. Hetuesit e policisë kantonale të Cyrihut po e vëzhgonin personin e panjohur më parë. Më në fund, rreth orës 19:30. në Olten, ata mundën ta vëzhgonin atë duke dorëzuar pakon që përmbante plaçkën e supozuar tek një burrë tjetër.

Hetuesit arrestuan të dy personat, transmeton albinfo.ch. Personi që ka transportuar pakon nga Meileni në Olten është një kosovar 54-vjeçar ndërsa ai të cilit i është dorëzuar pakoja është një zviceran i moshës 28 vjeçare.

Të dy të dyshuarit janë sjellë në prokurorinë publike pas marrjes në pyetje nga policia. E moshuara 81-vjeçare nuk ka pësuar dëme financiare.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…