Asfaltimi skandaloz në Gjilan – Punime natën, në shi dhe pa standarde

 

 

Asfalti i rrugës Gjilan-Ferizaj u shtrua e u prish të paktën tre herë gjatë dy viteve të fundit. Pikërisht në këtë rrugë, për t’i inspektuar punimet kishin dalë ministri i linjës Liburn Aliu, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe zëvendës ministri Hysen Durmishi.

Anipse Hyseni i Gjilanit krekosej me korigjimet që po bëheshin aty, kur asfalti u prish këtë javë tha se përgjegjësia i takon ministrisë.

Gazeta këtë të enjte ka pyetur zëvendës ministrin Durmishi se kur do të riparohet sërish kjo rrugë.

Durmishi ndër të tjera tha për Nacionalen se rruga do të riparohet por sa të ketë kushte të përshtatshme klimatike, por qytetarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e Nacionales ku shihet se rruga po riparohet natën në shi.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…