Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pas zgjedhjes së tij si deputet

 

 

Alban Zogaj ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen e tij si nënkryetar i Prishtinës, kjo pas zgjedhjes së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Zogaj përmes një postimi në Facebook, thotë se detyrën e ka  mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për qytetin e tij, transmeton Telegrafi.

“I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tri viteve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit Kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Nje falenderim i vecantë për Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap”, thuhet në postimin e tij.

Si ka shkruar se dorëheqja vjen si rezultat i zgjedhjes së tij si Deputet në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se kjo është një përgjegjësi e madhe që e pranon me përulësi e përkushtim të plotë.

“Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën. Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik”.

LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit u radhit si parti e tretë, ndërsa KQZ sot pritet të certifikon rezultatet

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…