by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tre persona të vrarë brenda më pak se 24 orësh kanë mbetur në Vushtrri. Fillimisht të dielën një 19-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një tjetër 19-vjeçar. E ditën e djeshme, një burrë e qëlloi me armë një grua e më pas edhe veten.
Por, çka dihet deri më tash?
Pronari i furrës e vrau ish-punëtoren e më pas veten
Në një nënkalim në fshatin Stanofc të Vushtrrisë, pronari i një furre dyshohet ta ketë qëlluar me armë zjarri ish-punëtoren.
Pavarësisht se ende nuk dihen rrethanat dhe as motivet e qarta, një familjar i viktimës ka thënë se dyshimet janë për xhelozi, pasi gruaja kishte shkuar të punojë në një furrë tjetër.
Para mediave ka folur njëri nga famijarët e gruas së vrarë në Vushtrri.
“Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë. Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë.” – ka thënë ai.
Prokuroria në Mitrovicë nuk është lëshuar në detajet e ngjarjes, por që ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë.
“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në komunikatë.
Familjarët kanë kërkuar edhe nga mediat që të kenë kujdes dhe të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve.
Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri
E të dielën, një 19-vjeçar u qëllua me armë zjarri për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.
Rasti u raportua se ka ndodhur për motive të ulëta, dhe pas një konflikti në shkollë.
Megjithatë, xhaxhai i të
Një banesë në katin e fundit të një objekti banesor në lagjen “Qafa”, është përfshirë nga një zjarr i madh. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur zjarrfikësit të cilët po mundohen ta shuajnë zjarrin. Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Siç njofton vetë i pari i AAK-së, të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, ku theks i veçantë, ka qenë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Haradinaj, ka thënë se ai ka
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe shqiptare me gjestin e tij simbolik ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë. Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet momenti kur Rama përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë, një
Një aksident i rëndë mes një veture dhe një traktori ka ndodhur para pak minutash në fshatin Sekiraçë. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe katër tjerë janë lënduar. Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 14:00 në rrugën