by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një fotografie të publikuar nga djali i Haxhi Shalës për festën e Pavarësisë së Kosovës, ia pa sherrin ish-presidenti Hashim Thaçi. Kjo pasi, Prokuroria e Hagës e ka përdorur këtë fotografi, për të arsyetuar vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit.
Në këtë fotografi, dukeshin Haxhi Shala dhe Hashim Thaçi duke qëndruar bashkë në Qendrën e Paraburgimit, në një lidhje me video.
Sipas rregullave të Speciales, kjo është e ndaluar, dhe Prokuroria ka tentuar të arsyetojë kërkesën e saj për vazhdim të paraburgimit, pavarësisht se dëshmitarët janë në fund.
“Rreziqet e identifikuara në Vendimin F00165, të konsideruara vetëm dhe/ose së bashku, mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në Qendrën e Paraburgimit. Pjesëmarrja e dukshme e Thaçit në video-telefonatën e një të burgosuri tjetër, e cila bie ndesh me kushtet e vendosura ndaj tij, nënvizon më tej një rrezik konkret që ai mund të përdorë komunikimin me vizitorët e të burgosurve të tjerë për të vendosur kontakte indirekte me dëshmitarët ose për të shpërndarë informacion konfidencial. Jashtë mjedisit të kontrolluar të Qendrës së Paraburgimit, rreziqe të tilla do të ishin edhe më të mëdha. Prandaj, paraburgimi është mjeti më efektiv për të kufizuar aftësinë e Thaçit për t’u arratisur, përndryshe të pengojë procedurat e KSK-së dhe/ose të kryejë krime të mëtejshme”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë së Hagës, raporton Nacionale.
Arsyet e tjera që i ka përdorur Prokuroria e Hagës, janë pothuajse identitike. Ata pretendojnë se Thaçi mund të ndikojë në dëshmitarë dhe prova.
Megjithatë, nuk ka ndonjë arsyetim të ri pasi dëshmitarët e Prokurorisë janë afër fundit.
“Përveçse është i nevojshëm, vazhdimi i ndalimit të Thaçit është proporcional. THAÇI akuzohet për 11 pika të nenit 15(2) të veprave penale dhe, nëse dënohet, përballet me një dënim potencialisht të gjatë. Për më tepër, siç është theksuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Vendimin F00165, procedurat në këtë rast vazhdojnë të ecin përpara në mënyrë të shpejtë”, thuhet në këtë parashtresë së Prokurorisë së Hagës.
Përveç Thaçit, Prokuroria e Hagës ka kërkuar që paraburgimi t’i vazhdohet edhe Kadri Veselit.
Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim qysh nga nëntori i vitit 2020, pa pasur asnjëherë, asnjë mundësi, për lirim në arrest shtëpiak, ose lirim me kusht.
Kjo pavarësisht edhe garancive nga shtetet e treta, garanci që u rrëzuan dhe nuk u morën parasysh nga gjyqtarët e Speciales.
Sami Lushtaku ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt. Lushtaku ka bërë të ditur se sot kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj, në mënyrë unanime, mbështeti kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, përcjell KFVA Ai tha
Një banesë në katin e fundit të një objekti banesor në lagjen “Qafa”, është përfshirë nga një zjarr i madh. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur zjarrfikësit të cilët po mundohen ta shuajnë zjarrin. Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Siç njofton vetë i pari i AAK-së, të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, ku theks i veçantë, ka qenë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Haradinaj, ka thënë se ai ka
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe shqiptare me gjestin e tij simbolik ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë. Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet momenti kur Rama përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë, një