Trupat amerikane në Kosovë “nuk janë barrë e madhe për buxhetin e Pentagonit”, thotë ish-zëdhënësi i NATO-s

 

 

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, konsideron se prania e trupave amerikane në Kosovë nuk rëndojnë buxhetin e Pentagonit.

Po ashut, Shea beson se prania ushtarake amerikane në Kosovë e mban vendin “në radarin e Shtëpisë së Bardhë”.

“Sigurisht, prania amerikane është e rëndësishme. E dini, NATO, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe evropianët, realizuan fushatën ajrore në vitin 1999. SHBA-ja dhe Evropa punuan së bashku për të sjellë paqe në Bosnje e Hercegovinë pas vitit 1995. Dhe, sigurisht, KFOR-i ka qenë aty tashmë për më shumë se një çerek shekulli. Kështu që ka qenë një histori e madhe suksesi për shkak të këtij partneriteti transatlantik. Kur e konsideroni zhvendosjen e forcave amerikane në mbarë botën, në Korenë e Jugut, në Japoni, në Filipine, në disa pjesë të Lindjes së Mesme, dhe sigurisht, në Evropë, numri në Kosovë është i vogël. Është shumë, shumë i vogël. Nuk është një barrë e madhe për buxhetin e Pentagonit.

Por promovon një nivel të jashtëzakonshëm stabiliteti dhe parandalimi gjithashtu, duke parandaluar agresionin kundër Kosovës. Prandaj, shpresoj shumë që ato forca amerikane të mbeten. E dini, ndoshta evropianët do të duhet të paguajnë më shumë për këtë. Nuk e di, siç thashë, sepse Trump është shumë i fokusuar te çështjet financiare. Por trupat, trupat amerikane gjithashtu e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë trupa në një vend, ata kanë tendencë të interesohen për gjeopolitikën e atij vendi dhe të luajnë një rol në diplomacinë e rajonit gjithashtu. Prandaj mendoj se është e rëndësishme të kesh atë praninë e dukshme të SHBA-së për të mbajtur SHBA-në të angazhuar në diplomacinë konstruktive rajonale gjithashtu”, thotë ai

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…