by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

“Ka Asociacion”, thotë Kurti – referuar Marrëveshjes Bazike/Ohrit anipse s’ka ndërmarrë asnjë hap për ta jetësuar atë.
(Mos)qenësia e këtij obligimi, na fton ai të konsiderojmë, varet nga pakoja e përgjithshme e marrëveshjes.
Brenda saj po, jashtë saj jo.
Për draft-Statutin si të tillë, Kurti para kuvendit qe shprehur se është i shkruar “simbas germës, ndonëse jo sipas frymës, së Kushtetutës së Kosovës”.
Edhe si të tillë, qe ofruar ai, do ta pranonte “edhe me koston politike që vjen me të” para tre liderëve më të mëdhenj evropian: Scholz-it, Macron-it dhe Melon-it.
Por, sipas tij – me firmën bilaterale të Serbisë në një dokument totalizues.
Osmani, megjithatë, del të ketë lavjerrësinë e vet të pozicioneve: edhe/edhe, as/as.
Kishte shprehur brengat e veta karshi tekstit, dhe ftuar edhe opozitën që të ingranojë shqtësimet e tyre: LDK-ja i ishte përgjigjur, AAK gjithashtu, PDK-ja jo.
Osmani i këndonte një diskursi më realist: kryesisht kërkesave amerikane dhe domosdoshmërisë së qëndruarit në orbitën e mbështetjes dhe garancës amerikane.
Madje, shkaku i qëndrimeve më pragmatike të saj – ishte edhe kontakti amerikan kur Kurti ishte i palëkundur në raport me po atë marrëveshje.
Fast-forward nga fundi i mandatit të saj, oktavat i çoi më lart se Kurti.
Me të kryer vizitën e parë si emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensenit, Vjosa Osmani i paraqiti “vërejtjet” për draft-Statutin e Asociacionit.
Nga Qeveria e Kosovës as nuk e dhanë për përmbajtje të takimit çështjen e Asociacionit.
Për më tepër, sipas qeverisë, ky propozim përbën “jo-dokument” – dhe se rrjedhimisht, nuk kanë dhënë “vërejtje e komente, për diçka që s’kemi pranuar”.
Anomalia u shfaq haptazi për një dokument, gjithnjë sipas qeverisë, juridikisht jo-ekzistues që të jepen komente për të.
Por, Osmani po…
Dikur e amortizonte kritikën duke përdorur gjuhë angleze për të mos i rënë shkelm dokumentit, si shqetësime për “judicial review” – fjalën e kishte për arbitrazhin – tash Osmani rri e prerë se dokumenti është antikushtetues.
“Në detaje prezantuam vërejtjen tona sa i përket draft-Statutit të propozuar nga BE. Dhe, ky ishte takim më shumë ku u njoftua rreth qëndrimeve tona sesa që morëm qëdnrime nga ana e tij.
Po flasim për draft-Stautin, çështje që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk janë në përputhje as me vlerat as me normat e BE-së, as me standardet e KiE-së pastaj. Dhe po ashtu nu kjanë në përputhje me aktvendimin e GjK-së së vitit 2015.
Statuti i tillë që bie në kundërshti me këto trija, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj që do të mund të kalonte testin në GjK-së, e cila ka vendosur standardte në shumë nga këto tema brenda draft-Statutit. Siç janë kompetencat ekzekutive e shumë çështje tjera“, tha ajo, raporton Nacionale.
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë, se draft-Statuti si i tillë është antikushtetues – por, se nuk ka gjasa të anulohet si obligim.
“Të gjitha këto janë në kundërshtim brutal me Kushtetutën e Kosovës. Por, draft-statuti [i Asociacionit] nuk mund të anulohet pa u anuluar dy marrëveshjet tjera [të Brukselit dhe Ohrit]. Kjo nuk mund të ndodhë”, thekson Hasani.
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet