Kjo është gjendja e pacientëve pas tragjedisë në diskotekën në Koçan

 

 

Pas zjarrit tragjik në diskotekën Pulse në Koçan, numri i pacientëve kritikë që trajtohen brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut është në rënie.

Por, siç theksojnë autoritetet, lufta nuk ka mbaruar, është ende përpara, rreziku i infeksioneve po fillon dhe një përkeqësim i mundshëm i situatës është përpara. Megjithatë, nesër priten protokolle për kthimin në vend të pacientëve të parë nga jashtë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë në gjysmën e dytë të javës.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut po trajtohen nga zjarri 54 pacientë, 27 në Qendrën Klinike, 11 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, 10 në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ndërsa gjashtë pacientë po trajtohen në klinikat private.

Nga 116 të shtruarit jashtë vendit, 38 janë dërguar për mjekim përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, të cilin Qeveria e ka aktivizuar menjëherë pas aksidentit, ndërsa pjesa tjetër janë dërguar me asistencë të drejtpërdrejtë dypalëshe.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pas mbledhjes së Shtabit të Krizave për gjendjen e pacientëve, bëri të ditur dje se pesë prej pacientëve që po trajtohen jashtë vendit pritet të kthehen në vend javën e ardhshme.

Pas triazhit që do t’u bëhet, theksoi ai, do të përcaktohet nëse do të mbahen në një nga tre spitalet në Shkup apo do të dërgohen për mjekim shtëpiak.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…