Fitore Pacolli godet Shpend Ahmetin: Të vazhdojshim edhe në mandatin e dytë, ndryshe ish Prishtina sot

F

 

 

itore Pacolli e Vetëvendosjes ka goditur ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për moslejimin e vazhdimit “të punëve” kur Vetëvendosja e qeveriste Prishtinën.

“Nuk kemi lanë rrugë pa shtru”, i shkroi Pacolli një komentuesi në profilin e vet – duke i thurrur panegjirik qeverisjes së VV-së në Prishtinë “në mandatin e parë”.

Por…fajtori te Shpend Ahmeti – referuar ndarjes së Vetëvendosjes.

“Unë flas vetëm për mandatin e parë. Ne skemi lënë rrugë në fshatra pa shtru, e kemi ndal krimin ndërtimor, kemi hapur 8 çerdhe të reja e plotë punë tjera. Sikur të vazhdonte edhe mandati i dytë sikurse i pari ndryshe do të ishte Prishtina sot”, shkroi ajo.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…