Vëllai i deputetes Shqipe Selimi shkon për ngushëllime te familja Thaçi: Padrejtësi e madhe nga Gjykata Speciale

Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi.

Ai për këtë ka bërë të ditur në rrjete sociale.

Shpyrton Mehmeti ka thënë se ndaj Thaçit po bëhet padrejtësi e madhe nga Gjykata Speciale.

Postimi:

Një padrejtësi e dyfishtë!

Sot ndjeva obligim të vizitoj familjen e ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, për të shprehur ngushëllimet e mia pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi. Në këtë moment të dhimbshëm, përveç familjarëve të ngushtë, ishin të pranishëm edhe shumë bashkëluftëtarë të babait tim, me të cilët ai luftoi krah për krah për çlirimin e Kosovës. Ishte një emocion i madh të takoja përsëri këta njerëz, të cilët i kisha parë vetëm gjatë luftës.

Por ajo që e bën dhimbjen edhe më të madhe është padrejtësia e jashtëzakonshme që po i bëhet Presidentit Thaçi. Ai nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, një moment që çdo njeri duhet ta ketë të drejtë ta përjetojë pranë familjes. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale – një gjykatë që po trajton luftëtarët e lirisë si kriminelë, ndërsa agresorët e vërtetë mbeten të pandëshkuar.

Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj tij, por ndaj gjithë sakrificës për lirinë e Kosovës. Historia nuk mund të rishkruhet, dhe e vërteta do të triumfojë!

Lavdi të rënëve për liri!

Shkrime të ngjashme

Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…