Thaçi largohet nga Buroja, por do të rrijë sonte në Kosovë në selinë e EULEX’it

 

 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga Buroja. Pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale ia lejoi ardhjen në Kosovë.

Megjitatë, siç mëson Nacionale, Thaçi do të qëndrojë sonte në Kosovë.

Ai do të dërgohet në zyret e EULEX-it në Prishtinë, dhe aty do ta kalojë natën.

Nesër në mëngjes, në EULEX pritet të ketë takim me motrat dhe vëllezërit.

“Te varri yt erdha i fundit babë” – shkruan Thaçi mes të tjerash në kurorën me lule të vendosura në varrin e Haxhi Thaçit.

Para meje erdhëm mijëra qytetarë. Së shpejti do t’i falënderoj dorë më dorë, shkruhet në kurorën që Presidenti Thaçi e vendosi mbi varrin e babait, i cili vdiq para pesë ditësh.

Në këto fotografi, shikoni disa nga momentet nga vizita e Thaçit, te varrezat e fshatit të tij në Burojë, aty ku prehet babai i tij, Haxhi Thaçi.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, kishte bërë të ditur se kërkesa është bërë ditën e hënë në orën 14:00.

“Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar Misetiq.

Për këtë ka dalur me reagim edhe Gjykata Speciale, por pa dhënë shumë detaje.

Specialja ishte arsyetuar me çështje organizative.

“Për momentin, gjykata nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me z. Thaçi. Kjo për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa fillimisht janë gjithmonë konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale. Pas përfundimit të një vizite humanitare, gjykatësit zakonisht i riklasifikojnë këto dokumente në mënyrë që publiku të mund të informohet më detajisht. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet në komunikatë.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në publik.

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar shkrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti Gjykatën Speciale një tribunal që, tha ai, ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.

Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u nda nga jeta më 16 mars.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…