by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Mediat gjermane kanë raportuar për një vrasje në Thannhausen të Gjermanisë ku dyshohet se bashkëshorti ka mbytur gruan e tij në dhomën e ndenjes dhe më pas kishte telefonuar djalin e tij për t’i treguar.
Më pas u zbulua se dorasi dhe viktima ishin nga Kosova. Bekim Nurkasa dorasi dhe Leonora Nurkasa viktima – të dy nga komuna e Rahovecit. Kjo u konfirmua nga nëna e të ndjerës, Sebahate Cena, që shkroi për vrasjen e vajzës së saj.
“E humba çikën tem, Leonora e nones… thesari i nones…”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Si ndodhi krimi?
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, më 19 mars 2025. Burri u arrestua në adresën e shtëpisë së tij. Departamenti i Hetimeve Kriminale të Memmingen ka marrë përsipër hetimin për rastin.
Paraditen e së mërkurës, i dyshuari 54-vjeçar në një bisedë telefonike me djalin e tij ka thënë se ka vrarë nënën e tij 55-vjeçare. Djali më pas njoftoi menjëherë policinë dhe disa ekuipazhe patrulluese shkuan në adresën e shtëpisë së të akuzuarit. 54-vjeçari ka lejuar veten të arrestohet pa rezistencë para shtëpisë. Shërbimet e urgjencës e gjetën 55-vjeçaren pa jetë në dhomën e ndenjjes, raporton mediumi gjerman “new-facts.eu”.
Dyshohet se burri kishte vrarë gruan e tij pak para telefonatës. Sipas të dhënave fillestare, viktima është mbytur. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth rrethanave të krimit apo motivit.
Departamenti i Hetimeve Penale në Memmingen, nën drejtimin teknik të Prokurorisë Publike të Memmingen-it, mori përsipër hetimin në vendngjarje, i cili përfshinte edhe sigurimin e provave në vendin e krimit.
Ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhërarrest nën dyshimin për vrasje. Burri u dërgua në një institucion korrektues. Hetimi është ende në vazhdim. Për momentin nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për rrjedhën e ngjarjeve dhe motivin, raportoi ky medium
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe