Ish-këshilltari Syla për Thaçin: Lëvizjet e tij nga burgu janë më të rëndësishme se të atyre që drejtojnë sot Kosovën

Ismail Syla, ish-këshilltari i Hashim Thaçi, ka komentuar vizitën e sotme të ish-presidentit në Burojë të Skenderajt.

Syla në Frontal në T7 ka thënë se Thaçi është lider i lindur dhe se i tillë është edhe në burg, edhe në fushatë.

Hashim Thaçi është lider i lindur. Nuk është krijesë e rastit. S’është krijesë artificiale. Ka shpërthyer në jetën publike. Ndash në burg, ndash fushatë, ndaq në Nju Jork, ndash në Dragash. Ka pas rast kur është kthy drejt prej Këshillit të Sigurimit nga Nju Jorkut e ka shku në Dragash. Thaçi është kudo politikan.” – ka thënë Syla.

Ndër të tjera ai ka thënë se Thaçi ka përmasa historike të fuqishme, sa që secila lëvizje që e bën nga burgu, është me e rëndësishme se lëvizjet e personaliteteve që janë sot në krye të institucioneve.

Ky njeri ka përmasë historike aq të fuqishme, sa që secila lëvizje e tij nga burgu, është me e rëndësishme sesa lëvizjet e personaliteteve që janë në krye të institucioneve që janë sot. Kjo është si frymë, s’mundesh as me e mbytë, as me injoru, as mos me e bo hesap.” – ka thënë Syla.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…