Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Dhoma e lartë e Kuvendit të Gjermanisë, e njohur si Bundesrat, të premten i miratoi planet për rritje të shpenzimeve me të cilat synohen ringjallja ekonomike në ekonominë më të madhe të Evropës dhe fuqizimi i ushtrisë, duke e kaluar pengesën e fundit për ndryshimin historik të politikave.

Duke u dhënë fund dekadave të konservatorizmit fiskal gjerman, me legjislacionin e ri themelohet një fond prej 500 miliardë eurosh, të cilat do të shpenzohen në infrastrukturë, dhe lehtësohen rregullat e huas për të mundësuar shpenzime më të mëdha në mbrojtje, raporton KFVA.

Konservatorët dhe SPD-ja, të cilët janë në bisedime për formimin e një koalicioni qeveritar pas zgjedhjeve të shkurtit, e shtynë përpara pakon në përbërjen e vjetër parlamentare që ajo të mos bllokohej nga një grup i zmadhuar i ligjvënësve të së djathtës ekstreme e të majtës ekstreme në legjislaturën e re që e fillon punën më 25 mars.

Ai që pritet të bëhet kancelar, Friedrich Merz, e ka mbrojtur agjendën e shpejtë, e cila i ka zemëruar partitë opozitare, duke e përmendur situatën gjeopolitike që po ndryshon shpejt.

Udhëheqësit evropianë kanë frikë se ndryshimet e politikave të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump në veçanti mund ta lënë kontinentin të shpërfaqur ndaj një Rusie gjithnjë më armiqësore dhe një Kine kategorike.

“Rreziku nga Lindja, nga Moska, është ende i pranishëm, ndërsa përkrahja nga Perëndimi nuk është më ajo me të cilën dikur ishim mësuar” – tha kryeministri bavarez, Markus Soeder.

Miratimi i planit për rritjen e shpenzimeve i jep Merz-it një fitore të madhe madje para se ai të betohet në postin e kancelarit.

Related Posts

  •     Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA.   Raportohet

  •     Vaskat me ujë nuk u shterën si rëndom. Në Stubëll të Poshtme të Vitisë, çdo ditë në orën 11:00 këtu pinin ujë 42 dele e një dash që i kishte në pronësi Ilaz Mustafa. Por, zjarri që e kaploi stallën e tij pasditen e së shtunës qe fatal. Aty u dogjën për së

  •     Besnik Krasniqi, kryetar i degës së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK) në Prizren, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, ka shkruar për situatën e krijuar me Ramiz Lladrovcin. Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nëse Lladrovci do të kthehej në AAK, do

  •     Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një kuadër për një marrëveshje tregtare pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Turnberry, Skoci, raporton KFVA. “Bashkimi Evropian do të pranojë të blejë nga Shtetet e Bashkuara energji në vlerë prej 750 miliardë