‘Nga kryet nisja’ – Sali ‘non grata’ Berisha: PD’së i duhet reformë e thellë

 

 

Kreu i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar një reformë të gjerë brenda forcës që drejton, duke theksuar se pastrimi i strukturave të PD-së dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete.

“Pastrimi i shtëpisë është shtylla themelore e reformës tonë. Nuk mund t’u kërkojmë shqiptarëve të na besojnë, nëse nuk garantojmë transparencë dhe llogaridhënie brenda radhëve tona,” tha Berisha, duke theksuar se PD-ja duhet të riformatohet nga themelet.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, ai deklaroi se çdo qindarkë e vjedhur nga zyrtarët e korruptuar duhet të kthehet tek qytetarët. “Ne do të ndjekim çdo qindarkë të vjedhur. Çdo pasuri e ndërtuar mbi korrupsionin do t’u kthehet qytetarëve. Nuk do të ketë tolerancë për askënd,” tha ai.

Vet kreu i kësaj partie është një prej të dyshuarve në një rast të rëndë korrupsioni tash e sa kohë që po hetohet nga SPAK. Së fundi, para zgjedhjeve në Shqipëri brenda vet partisë kanë shpërthyer pakënaqësi nga eksponentë të shumtë për kurdisje të listave të kandidatëve për deputetë nga kryesia partiake me kriter të vetëm pëlqyeshmërinë e liderit.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…