Mehmetaj: Njësiti i Krimeve Ekonomike aktualisht po bastis ministrinë e Faton Pecit

 

 

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar se aktualisht, Njësiti i Krimeve Ekonomike po bastisë Ministrinë e Bujqësisë.

Madje, sipas tij, njësiti ndodhet në Zyrën e prokurorimit në këtë ministri.

“Policia te Pec Hajni. Aktualisht Njësiti i Krimeve Ekonomike po e bastisë Ministrinë e Bujqësisë. Ma saktësisht Zyrën e Prokurimit në këtë ministri. He Faton Peci? A do me’m paditë për shpifje? Ehh bre hajn bre. Shpresoj se në zgjedhjet e ardhshme i merr 200 mijë vota” – ka shkruar ai.

KFVA pas pak pritet të sjell detaje rreth këtij zhvillimi.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…