Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Të enjten ka pasur bastisje në Minstrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci. KFVA, nga vendi i ngjarjes, sjell disa detaje…

Siç shihet edhe në videon më poshtë, disa nga hetuesit policorë tashmë janë larguar nga objekti i ministrisë.

Megjithatë, Nacionale ka mësuar se brenda ndodhen ende zyrtarë të tjerë.

Nuk dihet se me cilin rast lidhet kjo bastisje. Megjithatë, vlen të theksohet se ministria e Bujqësisë kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për grantet e dhëna, sidomos ato ndaj familjarëve të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Këto grante në vlerë të 100 mijë eurove, ishin dhënë për vëllain dhe dajën e deputetes Pacolli.

Ndërkohë, të martën, medium “Koha”, ka raportuar se kjo ministri pagoi 66 mijë euro për të larguar disa mobile që nuk ekzistonin fare.

Sipas raportimit, këtë shifër e ka paguar Faton Peci i Ministrisë së Bujqësisë, pas marrjes së objektit ku selinë e kishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte selinë AAK-ja, përfshirë salla, korridore e banja. Por, një video të cilën e ka siguruar KOHA, tregon se kur AAK-ja u largua, këto hapësira ishin boshe. Në Ministri nuk dhanë një arsyetim për këtë” – shkroi ky medium.

Theksojmë se ministri Faton Peci në vazhdimësi ka lavdëruar vetën e tij për mënyrën se si i ka menaxhuar gjatë mandatit rreth 300 milionë euro buxhet.

Madje, ai thoshte se menaxhim i tillë nuk ndodhë as në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Nuk ka nevojë askush prej studios me i tregu fermerit a ka psë progress a s’ka pasë me ministër Faton Pecin në sektorin e Bujqësisë. Dallim radikal. Kemi dhënë përkrahje 300 milionë euro, prej 300 milionë euro ofrim për sektorin e Bujqësisë, i pari i ministrisë nuk ka ushtru ndikim as edhe në një rast të vetëm se kush do të jetë përfitues i subvencioneve edhe i granteve”.

“Kjo nuk është revolucionare vetëm për rajon apo Ballkan, por kjo nuk besoj që ekziston as në BE, ku një ministër ka në menaxhim 300 milionë euro edhe nuk ushtron asnjë ndikim.”– kishte thënë ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Related Posts

  •   Në luftën ajrore midis Izraelit dhe Iranit, vendet arabe e gjejnë veten duke reaguar ndaj një përplasjeje midis dy shteteve, të cilat i konsiderojnë armiqësore ose të paktën problematike dhe ndaj të cilave kanë marrëdhënie të paqarta. Ato gjithashtu e gjejnë veten duke reaguar ndaj një situate të re: kjo është hera e parë

  •     Dhjetëra avionë ushtarakë amerikanë nuk ndodhen më në pistën e një baze të madhe ushtarake në Katar, sipas imazheve satelitore të publikuara nga Agence France-Presse. Kjo mund të jetë një lëvizje për t’i mbrojtur ata nga sulmet ajrore të mundshme iraniane, teksa Uashingtoni po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin midis Iranit dhe

  •     Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael mbrëmjen e sotme në Herzliya. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme norvegjeze, theksohet se nuk ka të lënduar. “Kemi qenë në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, thotë ministria e jashtme

  •     Aktivistët për të drejtat digjitale e kanë cilësuar ndërprerjen e vazhdueshme të internetit në Iran si më të rëndën ndonjëherë në historinë e kontrollit të rrjetit në këtë vend. Ka kaluar më shumë se 24 orë që nga vendosja e një bllokade kombëtare nga qeveria iraniane, duke ndërprerë komunikimin me botën e jashtme