by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka përkujtuar dyvjetorin e sulmeve të bandave kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Serbia, ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.
Serbët ishin mbledhur për të mos lejuar marrjen e detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri.
Në përleshje me bandat serbe, 93 ushtarë të KFOR-it janë plagosur, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.
Sveçla tha se sot bandat kriminele serbe në veri janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët po punojnë normalisht dhe qytetarët po marrin shërbimet e nevojshme.
“Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
KFOR-i pati deklaruar asokohe se sulmet ishin të paprovokuara dhe të papranueshme, ndërsa Kosova ka fajësuar grupet e afërta kriminale me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Pas dhunës në veri në maj 2023, dhe sulmit terrorist më vonë në shtator të atij viti nga terroristi Milan Radoiçiq në Banjska të Zveçanit, ku mbeti vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, misioni KFOR-i pati shtuar praninë ushtarake në rreth 4.700 ushtarë./ KFVA/
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, shkoi të hënën në Bruksel për takime që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Anouar El Anouni, ka thënë se nuk dëshiron të bëjë parashikime për rezultatin e takimeve në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Të martën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka mision më fisnik sesa të sigurohemi që fëmijët e sotëm të mos e përjetojnë kurrë atë që kemi kaluar ne. Presidentja Osmani ka shkruar: “Nuk ka mision më fisnik sesa të sigurohemi që fëmijët e sotëm të mos e përjetojnë kurrë
Duke e cilësuar Serbinë një kundërshtare të fortë, mbrojtësi Elseid Hysaj, u shpreh se Kombëtarja shqiptare duhet të fitojë tre pikë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, që luhet të shtunën në Arenën Kombëtare. Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse serbët janë kundërshtarë direkt me ekipin tonë, tha Hysaj në konferencën e sotme për shtyp. Ai
Vullkani në malin Etna ka filluar të shpërthejë duke lëshuar re të mëdha hiri në ajër dhe duke i lënë turistët të vrapojnë për të shpëtuar nga më e keqja. Pamjet e shpërndara në internet treguan pushues duke vrapuar përgjatë një cepi të vullkanit në Siçili, me renë e madhe të hirit që