• 2 Dhjetor 2025 15:00

Gashi i bën thirrje Qeverisë që ta ndajë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dhj 2, 2025

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka bërë thirrje që qeveria në detyrë të ndajë sa më shpejt buxhetin për operacionet zgjedhore.

Sipas Gashit, ndarja e buxhetit është parakusht thelbësor për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet, pasi asnjë proces prokurimi apo kontraktimi nga Sekretariati i KQZ-së nuk mund të nisë pa financimin e siguruar, raporton lajmi.net

“Çdo përpjekje për ta parcializuar buxhetin do të konsiderohet ndërhyrje dhe cenim i procesit zgjedhor. Prandaj, buxheti duhet të ndahet pa humbur kohë, në çdo cent, ashtu si është kërkuar,” tha Gashi.

Postimi i plotë i tij:

Ndarja e buxhetit për operacionet zgjedhore është parakusht thelbësor për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet.

Asnjë proces prokurimi apo kontraktimi nuk mund të nisë nga Sekretariati i KQZ-së pa siguruar më parë buxhetin.

I bëj thirrje qeverisë në detyrë që urgjentisht të ndajë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja!

Çdo përpjekje për ta parcializuar buxhetin do të konsiderohet ndërhyrje dhe cenim i procesit zgjedhor.

Prandaj, buxheti duhet të ndahet pa humbur kohë, në çdo cent, ashtu si është kërkuar.