• 2 Dhjetor 2025 15:00

Përdorën telefonin gjatë vozitjes, Policia në Ferizaj veç në nëntor shqiptoi 263 gjoba

Dhj 2, 2025

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 263 gjoba vetëm gjatë muajit nëntor për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, shkruan KFVA,

Në komunikatë thuhet se telefoni vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve, ndërsa bëhet thirrje për përqëndrim plotësisht në timon.

Komunikata:

Raport mujor – masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit
Ferizaj, 02.12.2025

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit nëntor 2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 263 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Apeli për siguri në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekond pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.