• 2 Dhjetor 2025 11:06

Nëse i shihni këto dy gra lajmëroni menjëherë Policinë

Dhj 2, 2025

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave në Gjilan,

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarat po kërkohen në Gjilan, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vjedhja”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”.