• 2 Dhjetor 2025 11:30

Komuna e Prishtinës: Ende s’janë bartur mjetet nga Ministria e Financave

Dhj 2, 2025

Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar më 27 nëntor 2025 vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024.

Komuna ka bërë të ditur se deri më 2 dhjetor, Ministria e Financave ende nuk i ka transferuar fondet.

Sipas njoftimit, qytetarët do të informohen menjëherë sapo mjetet të alokohen në buxhetin komunal.

“Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit” thuhet në njoftim.