• Fri. Nov 14th, 2025

SHBA shpall operacionin ‘Shtiza Jugore’ kundër trafikantëve të drogës në Venezuelë

Nov 14, 2025

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-ve, Pete Hegseth, njoftoi një operacion të ri të quajtur “Shtiza Jugore” për të shtypur “narkoterroristët” në Hemisferën Perëndimore.

Misioni do të drejtohet nga Task Forca e Përbashkët “Shtiza Jugore” dhe Komanda Jugore e SHBA-ve (SOUTHCOM) me qëllim mbrojtjen e “Shteteve të Bashkuara, largimin e narkoterroristëve nga hemisfera jonë dhe mbrojtjen e atdheut tonë nga drogat që po vrasin popullin tonë”.

Presidenti venezuelian, Nicolaís Maduro, i bëri një thirrje publike presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke i kërkuar të “bashkohet për paqen në kontinent”, gjatë një marshimi pro-qeveritar në Karakas.

“Jo luftërave të përjetshme, jo luftërave të padrejta, jo Libisë, jo Afganistanit. Rroftë paqja!” deklaroi Maduro, duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nëse kishte një mesazh për Trump, udhëheqësi “çavist” u përgjigj: “Po, paqe! Po, paqe!”, duke përsëritur se nuk është i shqetësuar për një agresion të mundshëm ushtarak: “Ne jemi të zënë duke qeverisur me paqe”.