• Fri. Nov 14th, 2025

Kurti e merr rolin e zëdhënësit: Janë ekzekutuar sot pensionet me rritje

Nov 14, 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet bazike dhe ato për personat me aftësi të kufizuara.

Në një postim në Facebook, kryeministri ka vazhduar të përdorë për propagandë çështjen e pensioneve për të cilën qeveria e drejtuar prej tij mori vendim para rreth dy javësh.

“Nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj”, ka thënë Kurti në një shkrim në Facebook.

“Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.

Kurti, tutje ka shtuar se rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit “po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë.”