• Fri. Nov 14th, 2025

Tre 20-vjeçar shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, u publikohen fotografitë

Nov 14, 2025

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tre të rinjve, të moshës 20-vjeçare.

Personat e shpallur në kërkim janë Ismet Kelmendi, Valtrim Kelmendi dhe Premton Berisha, shkruan KFVA.

Ato po kërkohen për tri vepra penale: Mbajtja nё pronёsi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armёve, Lëndim i lehtё trupor dhe Kanosja.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: info@kosovopolice.com