• Fri. Nov 14th, 2025

Pensionistët në Kosovë nga sot i marrin 150 euro në muaj

Nov 14, 2025

Pensionistët e Kosovës nga ky muaj do të marrin pensionet me rritje, pas vendimit që u mor në kohë fushate nga qeveria jolegjitime në detyrë.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se sot pritet të bëhet ekzekutimi i pensioneve me rritje.

“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit”, tha ai.

Po ashtu, ministri dhe deputeti tha se e kanë rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar.