Një aksident tragjik ka ndodhur në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë, të identifikuar si Samira Xhaferi dhe Albi Çela.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për t’i sjellë trupat e tyre në atdhe.
Sipas iniciuesve të fondit, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor.
Ndërsa Albi, 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Laë dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.
