Kombëtarja e Kosovës sot do të mbajë një seancë stërvitore në orët e paradites para nisjes për në Lubjanë.
Franco Foda dhe djelmoshat e tij, sot nisen drejt Sllovenisë, ku të shtunën (nesër) zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në rast të fitores, Kosova shkruan historinë duke siguruar për herë të parë play-offin.
Por, me fitore dhe duke pritur ndonjë rezultat negativ nga Zvicra, “Dardanët” mund të synojnë kualifikimin edhe nga vendi i parë.
Kujtojmë që pas Sllovenisë, Kosova luan ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
