• Wed. Nov 12th, 2025

“Fletëvotimi nga Barja qenka shëtitur nëntë kilometra, paska shetitur shtatë fshatra”- Vazhdojnë parregullsitë në vota në Mitrovicë

Bykfvanews

Nov 12, 2025

Në Mitrovicën e Jugut po vazhdon denoncimi i rasteve të keqpërdorimit të votës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Adil Behramaj ka denoncuar rastin e një fletëvotimi të fshatit Bare, sipas të cilit ka kaluar në Tunel të Parë. Behramaj shprehet me ironi duke thënë se fletëvotimi në fjalë “i paska vizituar shtatë fshatra”.“Ky fletëvotim nga Bare qenka shëtitur 9 kilometra, i paska vizituar 7 fshatra dhe paska përfunduar në Tunel të Parë. Tybe unë s’di kur kam ecë kështu. Ma shumë liri fletëvotimi sesa zgjedhjet në Mitrovicë”, ka shkruar ai.“Falë kujdesit të hajnave të Faton Pecit, Qeverisë dhe KQZ-së, demokracia dhe zgjedhjet atje u shndërruan në aventurë”, përmbyllet shkrimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *