• Sun. Nov 2nd, 2025

Policia përdor gazlotsjellës ndaj Torcidës, nuk u lejuan të shkojnë në stadiumin e Vushtrrisë

Bykfvanews

Nov 1, 2025

Mediumet lokale kanë raportuar se Njësitë Speciale të Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj tifogrupit “Torcida” në hyrje të Vushtrrisë, duke mos i lejuar ata të hyjnë në stadiumin “Ferki Aliu”.

Gazetaka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe me tifogrupin “Torcida”, por asnjëra nga palët nuk ka dhënë përgjigje deri tani.

Të enjten rreth 300 tifozë të Trepçës, të njohur si “Torcida”, kishin planifikuar të udhëtonin drejt Vushtrrisë për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë përballje të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *