• 2 Dhjetor 2025 05:35

Pas atij në Lipjan, Policia pritet të shkarkojë dy komandantë stacionesh – atë në Klinë dhe Suharekë

Kor 9, 2025

 

 

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë.

Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një vendim drastik pas zhvillimeve të fundit me pasoja të rënda në disa rajone.

Pas komandantit të stacionit në Lipjan, pritet të shkarkohen edhe komandati i stacionit në Klinë dhe ai në Suharekë.

Sinjali bën të ditur përmes burimeve të veta se është diskutuar të shkarkohen nga pozitat e tyre në një masë të jashtëzakonshme disiplinore.

Në Lipjan, nga nesër si komandant pritet të fillojë Ibrahim Shatrolli, Kapiten, për të zëvendësuar Argjend Gashin, i cili do transferohet nga Stacioni i Lipjanit.