by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Braktisja e foshnjave të porsalindura në spitale të Kosovës, është dukuri në rritje viteve të fundit. Nga janari e deri në prill të këtij viti, janë braktisur 5 fëmijë të porsalindur. Të qarat e tyre dëgjohen në hyrje në Klinikën e Nonatologjisë në QKUK. Zërat e tyre të njomë i dëgjojnë të gjithë që janë aty, përveç prindërve të cilët i braktisën, sapo erdhën në jetë.
Nga raportimi i Qendrave për Punë Sociale komunale të vendit, nga muaji janar deri në muajin prill 2025, rezulton të jenë braktisur 5 foshnje.Sipas QPS-ve, në të shumtën e rasteve, arsyet që kryesisht çojnë në braktisjen e fëmijëve, ka të bëjë me lindjen e fëmijëve jashtëmartesor, ku nënat e reja nuk gjejnë përkrahje nga familjet e tyre apo edhe nga partneri. Ndërsa, Luan Morina, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, i tha Radio Kosovës së aktualisht në klinikën e tyre i kanë dy foshnja të braktisura.
“Edhe këtë vit sikurse viteve të tjera kemi raste të braktisjes se foshnjave të porsalindura nga ana e prindërve të cilët janë deklaruar që fëmijët e tyre nuk i marrin dhe heqin dorë nga përkujdesja e foshnjës. Fenomeni i braktisjes së foshnjave, është mjaft shqetësues, sepse vite me radhë e kemi të pranishëm këtë fenomen të tillë të heqjes dorë nga përkujdesja prindërore. Aktualisht kemi dy foshnje të braktisura në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Ndërsa për sa i përket aspektit shëndetësor dhe rutinor për këto foshnje, përkujdesët stafi i klinikë”, ka thënë Morina, transmeton KFVA.
Ndër arsyet kryesore që prindërit i braktisin fëmijët e tyre, sipas punëtores sociale në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK, Hafize Hamza-Geci, është gjendja e rëndë socio-ekonomike, shtatzënitë e pa dëshiruara si dhe mungesa e vullnetit të partnerit për të marrë përgjegjësi për një fëmijë jashtëmartesor ose pas ndarjes së një çifti.
“Prindërit biologjikë zakonisht i braktisin dhe i neglizhojnë fëmijët e tyre dhe i injorojnë totalisht nevojat e tyre themelore. Braktisja e foshnjave ndodh zakonisht te lidhjet jashtë martesore, ku baballarët i braktisin ende pa lindur fëmijët e tyre, kurse nënat pas lindjes”, ka thënë Geci.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga prindërit janë braktisur 37 foshnja, ku prej tyre 22 foshnje më ndihmën e Qendrave për Punë Sociale, kanë pasur bashkim familjar me njërin prindër të tyre biologjikë.
Para më shumë se gjysmë ore ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, takim ky që zgjati mbi dy orë. Burimet kanë thënë se mund të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt dhe nëse i njëjti ndodhë, atëherë do të jetë
Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë viteve të ardhshme. Ai thekson se në këtë moment, prioriteti kryesor dhe më urgjent është përfundimi i luftës në shkallë të gjerë që po përjeton Ukraina, e cila ka shkaktuar një
Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme për zbatimin e Planit të Rritjes. Kosova ka të drejtë të përfitojë nga fondet e parafinancimit menjëherë pasi të ratifikohen të gjitha marrëveshjet, por për këtë duhet së
Më datë 18.07.2025, rreth orës 18:00 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për kundërvajtje trafiku. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi Q.Rr. (21 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 144 km/h në një